Këshilluesi i mjekësisë holistike Nikola Ndoni shpjegon dëmet që shkaktojnë koktejlet verore dhe përzierjet e alkoolit si dhe ushqimet dhe pijet e tjera.
Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, ai këshilloi që të sigurohemi që të mos na mungojë uji në momentin kur kemi etje dhe jo ta konsumojmë kot.
Ndërsa sa i takon koktejleve i cilësoi si “bomba” për mëlçinë, për shkak se janë ngjyrues dhe sheqer.
Sipas tij, pijet freskuese nuk kanë asgjë natyrore dhe janë të gjitha esenca sintetike, madje shton se edhe lëngu i frutave i shtrydhur është i dëmshëm, pasi sheqerin më të madh që ka e ka fruktozë.
Bashkë me urinën na ikin elektrolitet, kripërat minerale. Ne duhet të urinojmë sa të nxjerrim toksinat nga organizmi.
Kemi pasur dhe raste që pinë urinën, pasi iu ikin kripërat minerale. Uji i ambientit është në verë është më i mirë se uji i ftohtë për shëndetin. Nuk them të pimë ujë të ngrohtë, por në temperatura 20 gradë.
Kur pimë ujë të ftohtë djersit, se ndodh kondensim. Nuk nevojitet akull dhe nuk është e vërtetë që në freskon, përkundrazi na dëmton më shumë. Përzierja e koktejleve është tmerr.
Të vetmet lëngje të nevojshme që duhen blerë janë uji dhe çaji, jo kanoçe, por bustina. Çfarë janë të tjerat, hidhi.
Në koktejle janë esenca, janë tmerr, ndërhyjnë në sistemin endokrin. Sheqeri është alfa dhe omega e sëmundjeve.
Janë mbi 200 forma sheqeresh. Te ngjyruesi i fusin pak sheqer që të mos e kuptosh dhe të kërkosh më shumë.
Një alkool shqeto është shumë herë më mirë se sa përzierje. Përzierja e alkoolit me pijet energjike është tmerr i gjallë. Se aty bashkohet alkooli me sheqerin, sheqerin më të keq të mundshëm. Dy “bomba” që e vdesin mëlçinë.
Alkooli është gjë natyrale më vete, ka dalë nga fermentimi dhe trupi ynë e njeh si helm. Ndërsa sheqerin nuk e njeh.
Pijet freskuese nuk kanë asgjë natyrore janë të gjitha esenca, sintetike, kimike. Edhe lëngu i frutave është i dëmshëm, se sheqerin më të madh që ka e ka fruktozë. Por trupi ynë ka glukozë dhe thithet direkt se është energji e gatshme.
Ndërsa fruktozën nuk e njeh trupi, duhet të shkojë në mëlçi, dhe kthehet në dhjam dhe rezervohet si energji.
Shumica e lëngut të frutave është fruktozë. Ata që e nisin mëngjesin me lëng frutash, po e shkurtojnë jetën.
Sëmundjet shërohen me ushqim. Ndonjë gjë që mund të pi në verë, është një birrë në Gjermani, se e kanë të mirë, por jo në Shqipëri.
Edhe akulloret janë me ngjyrues. Detokse me lëngje mos dëgjoni budallenjtë se janë bërë për lekë.
Larg sheqerin, se ai të jep ujë. Sëmundjet nuk rregullohen me ilaçe, ato dëmtojnë. Sëmundjet rregullohen me ushqim.



