Irani lëshon raketa supersonike për të goditur Izraelin. Khamenei: Fillon beteja

Irani lëshon raketa supersonike për të goditur Izraelin. Khamenei: Fillon beteja

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit tha se raketa supersonike u përdorën në sulmin e fundit ndaj Izraelit.

“Fillon beteja”. Sipas Al Jazeera-s, ky është reagimi i parë, në X, i udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei, pasi Donald Trump tha se nuk kishte ndërmend ta vriste udhëheqësin iranian për momentin. 

“Në emër të fisnik Haidar, beteja fillon”, shkruan al Jazeera, duke shpjeguar se Haidar është një emër tjetër për Aliun, kalifin e katërt mysliman. 

The Guardian raporton gjithashtu për një postim të Khamenei-t në X, duke shpjeguar se, duke cituar një varg nga Kurani, ai shkroi: “Ndihmë nga Allahu dhe pushtim i afërt Republika Islamike do të triumfojë mbi regjimin sionist me vullnetin e Zotit”.

Ndërkohë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur vendet e prodhimit të centrifugave të përdorura në programin bërthamor dhe të armëve të Iranit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy