
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Arbër Paplekaj për t’u transferuar në një qytet tjetër. Ai akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në kohën e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa në kërkesën drejtuar gjykatës së lartë, pretendonte se në Elbasan nuk garantohet siguria e personave që marrin pjesë në gjykim.



