Presidenca reagon ndaj deklaratës së Vuçiç: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë

Presidenca reagon ndaj deklaratës së Vuçiç: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë

Presidenca i është përgjigjur ashpër deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili mohoi një ditë më parë masakrën e Reçakut. Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Presidenca shprehet se gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë ndërsa i kërkohet faktorit ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajon.

“GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË! Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine! Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës.

Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Mirënjohje përjetë ambasadorit Ëalker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut! LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!”, shkruan në rrjetet sociale zëdhënësi i Presidentit , Tedi Blushi.

Një ditë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç e quajti një trillim maskrën e Reçakut duke thënë se dënimi i tij është i frikshëm. Reagimi i tij erdhi pasi Gjykata në Prishtinë e dënoi me dy vjet burg ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy