Moti i keq/ Apelon Policia: Drejtuesit e mjeteve lundruese të mos dalin në det

Moti i keq/ Apelon Policia: Drejtuesit e mjeteve lundruese të mos dalin në det

Policia e Shtetit ka shpërndarë një thirrje për të gjithë turistët në një kohë kur vendi ynë është “pushtuar” nga motit i keq dhe me shi. Për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, Policia ka kërkuar që të mos dalin në det me mjetet e tyre lundruese deri në qetësimin e motit.

“Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e  mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorre uji, e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmin) të mos dalin në det deri në qetësimin e situatës,“- thuhet në apelin e Policisë.

Vendi është zgjuar sot në pushtetin e shiut. Reshjet e shiut me dendësi të larta kanë ‘prishur punë’ në qytetet turistike, duke bërë që turistët të izolohen ose të largohen fare drejt banesave të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy