
Skemat e marrëveshjeve për eksportin e grurit nga Odessa nuk janë ende të qarta, ndërsa Ukraina duhet të çminojë aksesin në porte.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë me gazetarët, duke vënë në dukje se për momentin ka një deklaratë nga Presidenti rus Vladimir Putin, i cili tha se Ukraina duhet të çminojë hyrjen në porte.
Kjo do t’u mundësojë anijeve, pas verifikimit të duhur nga ushtria jonë, që të sigurojë që këto anije të mos mbajnë armë, të hyjnë në port, të ngarkojnë grurin dhe më pas, nëse është e nevojshme, edhe me ndihmën tonë, të vazhdojnë drejt ujërave ndërkombëtare.



