Kina e pushtuar nga Covid, grabitje prej mungesës së ushqimit në Shangai, mbyllen shkollat në Guangzhou

Kina e pushtuar nga Covid, grabitje prej mungesës së ushqimit në Shangai, mbyllen shkollat në Guangzhou

Kina po përballet zyrtarisht me një valë të re të pandemisë Covid-19. Pas Shangait, i cili ndodhet në izolim që nga 28 marsi i pas rritjes së rasteve të infektimit të lidhura me variantin Omicron, një bum i ri infeksionesh është regjistruar edhe në metropolin jugor të Guangzhou, kryeqyteti i provincës Guangdong, i cili njoftoi pezullimin e mësimeve në shkollat ​​fillore dhe të mesme duke filluar nga 11 prilli, për të paktën një javë.

Përjashtimi i vetëm do të jenë nxënësit e shkollave të mesme, institucionet e të cilëve kanë kushte të mbyllura strehimi dhe menaxhimi, siç shpjegoi Chen Xueming, zëvendësdrejtor i zyrës arsimore të qytetit, gjatë një konference të mbajtur të dielën.

Në Guangzhou dje u regjistruan 27 raste të reja me Covid, nga të cilat 9 pa simptoma, krahasuar me 11 një ditë më parë, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Në Shangai dje u regjistruan 914 raste me simptoma dhe 25.173 pa simptoma, ndërsa qyteti mbetet në izolim, i cili filloi më 28 mars. Mbyllja duhej të zgjaste vetëm një javë, por për momentin autoritetet nuk kanë plane për heqjen e bllokadës.

Ndërkohë zemërimi i popullatës sa vjen dhe rritet. Kufizimet e vendosura kanë shkaktuar shqetësime serioze për rreth 26 milionë banorë, me probleme serioze në furnizimin me ushqime dhe nevoja themelore përmes grupeve të dërgesave, duke çuar në shtimin e grabitjeve.

Në shumë raste, banorët bëjnë porosi që në mëngjes, duke shpresuar të marrin ushqim, por dërgesat mbërrijnë me shumë orë vonesa.

Problemet me dërgesat kanë krijuar tensione edhe më të hidhura midis banorëve dhe personelit të shëndetit dhe sigurisë, me skena tensioni të përhapura në mediat sociale.

Sipas rregullave në fuqi, nga shtëpia mund të dalin vetëm personeli shëndetësor, vullnetarët, personeli i dërgesës apo ata me leje të posaçme. Ndërkohë kushdo që rezulton pozitiv me tampon nuk mund të izolohet në shtëpinë e tij, por duhet të shkojë në ambiente të caktuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy