
Kryetari i shoqatës së bashkive, Agron Haxhimali, foli në MCN Live mbi reformën administrativo-territoriale, duke propozuar që pushteti vendor të ketë dy nivele bashki dhe këshilla qarqesh.
Sipas Haxhimalit Shqipëria ka nevojë për 30 njësi të tjera të qeverisjes vendore, dhe 6 rajone që mund të zëvendësojnë këshillat e qarqeve.
Haxhimali thekson se bashkitë e reja që do të krijohen do të jenë kryesisht rurale, mund të shkojmë në atë që quhet decentralizim asimetrik.
Ndër të tjera Haxhimali u shpreh se ka vullnet nga opozita për të bërë gjënë më të mirë të duhur.
Parlamenti me kërkesë dy bashkëkryetarëve kërkoi zgjatje të punimeve të komisionit, me qëllim që dy palët e ekspertëve të bënin korrigjimet e duhura, të informohej opinioni publik, partitë dhe draftet të konsultoheshin me grupet e interesit. Afatet janë të studiuara. Ka kohë për ta bërë reformën. Politika kishte kohën e mjaftueshme. Nga ana e kuadrit ligjor dhe kushtetues ka kohë të mjaftueshme Presidenti për të dekretuar zgjedhjet nga 15 prilli në 15 maj. 6 muaj para zgjedhjeve mund ta dekretojë. Nuk ka përplasje mes afatit për shtyrjen e komisionit dhe afatit për zgjedhjet. Ndryshimet kushtetuese në Shqipëri janë bërë për 3 minuta kur kanë dashur. A ka vullnet politik, kjo është pyetja? Media, opinioni publik, qytetarët po presin zgjidhje për zgjedhjet e ardhshme. Është konsumuar kohë parlamentare, janë konsumuar para, konsum mediatik, ç’është ky qëndrim i politikës, mund ta bëjmë tani, por mund ta bëjmë pas 4 vitesh. Ka kohë sa të duash për ta zgjidhur problemin brenda 30 tetorit, gjithçka mund të mbyllet. Kushtetuta nuk cenohet, afati për zgjedhjet nuk cenohet. Qeveria që bëri dje këtë reformë është edhe sot, ato ministra dhe deputetë që ishin dje janë edhe sot. E kaluam fazën e kalkulimeve politike në 2014, bëri një gabim të pafalshëm opozita. Opozita kërkon të rikuperojë gabimin e vitit 2014. Nëse në prapavijë të tyre qëndrojnë akoma interesa politike, ta zgjidhin qytetarët, të bojkotojnë si njërën palë dhe tjetrën palë”.
Modeli qeverisës i pushtetit vendor duhet me dy nivele, bashki dhe këshilla qarqesh. Synojnë të kemi nga një seri kriteresh që Shqipëria i ka të nevojshme edhe 30 njësi të tjera të qeverisjes vendore. Nuk zhbëjmë reformën e 2014-ës, bashkitë që janë sot mbajnë status quon e tyre, por i bashkojmë një pjesë dhe krijojmë një nyjë administrative. Nga 61 mund të shkojë në 90 njësi. Për nivelin e dytë, kemi 12 këshilla qarqesh që nuk janë funksionalë. Palët të japin konsensus edhe për numrin e bashkive dhe këshillat e qarqeve. Kemi propozuar që nga 12 këshilla qarqesh të shkohet në 6 rajone, por ka edhe një variant me 3 rajone. Bashkitë e reja që krijohen, duke qenë që janë kryesisht rurale, mund të shkojmë në atë që quhet decentralizim asimetrik. Një bashki e vogël si Klosi, Hasi, do merret me setting kyç të shërbimeve publike, ndërsa këto të tjera mund t’i kryejë rajoni. Pikëpamjet e mia janë krejtësisht teknike, edhe pse jam kontraktuar nga opozita për të qenë në atë komision. Mendoj që ka vullnet nga opozita për të bërë gjënë më të mirë të duhura. Për mua edhe Lezha ndahet, edhe Shkodra. Në Lezhë krijohen dy bashki rurale, Zadrimë dhe një tjetër e Bregut të Matës. Lezha ka natyralitet me Shëngjinin, pse duhet t’ia heqim. Edhe Shkodra mundet të rindahet, një bashki malësore me Postribën dhe një me Velipojën, vijën bregdetare”.



