Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas takimit të sotëm me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas në Beograd, ka thënë pas takimit se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën në mënyrë që të arrihet një kompromis mes palëve.
Vuçiç theksoi se Serbia dëshiron të ndërtojë paqe me shqiptarët, transmeton Blici serb.
“ ”Edhe pse jemi në anët e kundërta sepse Gjermania njohu Kosovën, ne duam të gjejmë një zgjidhje kompromisi. Gjermania mbështet fuqimisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE-së, si dhe Serbisë, e cila është e gatshme të vazhdojë dialogun dhe do t’i afrohet atij në mënyrë konstruktive, në dëshirën për të arritur një zgjidhje kompromisi. Serbia nuk po kërkon një arsye apologjetike për të refuzuar arritjen e një kompromisi. Ne nuk duam ta ngrijmë konfliktin sepse dikush gjithmonë mund ta heq atë. Ne duam bashkëpunim me shqiptarët dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të ndërsjella. Ne kërkojmë përmbushjen e të gjitha dokumenteve të nënshkruara, përkatësisht Marrëveshjen e Brukselit dhe krijimin e JCC”– u shpreh Vuçiç.
Marrëveshjet e arritura në Bruksel, sipas Vuçiç, duhet të implementohen sa më parë, përfshirë krijimi Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kryediplomati gjerman ka thënë sot në Beograd se është i vetëdijshëm që procesi i normalizimit me Kosovën nuk është i lehtë por beson që i kontribon zhvillimit ekonomik, dhe se Gjermani përkrah procesin e dialogut dhe emisarin Lajcak që ndërmjetëson këtë proces.
Presidenti serb foli edhe për idenë e mini-shengenit Ballkanik, duke e vlerësuar si të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Duke kritikuar qasjen e Kosovës, Malit te Zi dhe Bosnjës kundër kësaj ideje, ai tha se një pjesë e fajit i takon edhe e tij.



