DASH - Daçiçit: Nuk ka asnjë dokument për mosnjohjen e Kosovës

DASH - Daçiçit: Nuk ka asnjë dokument për mosnjohjen e Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi poshtë pretendimet serbe se diplomati amerikan Richard Holbrooke i shkroi Millosheviçit duke premtuar se Uashingtoni nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka mohuar pretendimet e Serbisë në lidhje me një letër të diplomatit Richard Holbrooke ku pretendohet se i shkruante ish-udhëheqësit serb Slobodan Millosheviç në 1998/9, duke u angazhuar se Shtetet e Bashkuara “nuk do ta njohin kurrë Kosovën”.

“Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Nuk ekziston një letër të tillë”, shkroi Departamenti Amerikan i Shtetit në një email për BIRN.

Ivica Daçiç, ministri i jashtëm serb, i tha gazetës serbe “Srpski Telegraf” më 15 gusht se ndërsa Holbrooke dërgoi një letër ku premtonte se Shtetet e Bashkuara ” nuk do ta njohin kurrë Kosovën”, letra më vonë u zhduk dhe u vodh.

Ai u citua të thoshte se sekretarja e Millosheviçit “betohet se ky e ka thirrur dhe i ka dhënë një letër që e kishte nënshkruar kryenegociatori i atëhershëm ndërmjet Perëndimit dhe Serbisë, Holbrooke, ku thoshte se Amerika nuk do ta njohë kurrë Kosovën”, tha Daçiç. Ai i akuzoi partitë opozitare në Serbi për vjedhjen e dokumentit.

Në përgjigjen e dhënë për BIRN, Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se statusi i Kosovës si shtet i pavarur ishte i qartë në sytë e SHBA-së. “Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 100 vende të tjera e njohin Kosovën,” tha DASH.

“Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen te e ardhmja. Ato duhet të dyfishojnë përpjekjet për të punuar nëpërmjet bisedimeve të dialogut të udhëhequr nga BE për normalizimin e marrëdhënieve, që do t’i sillte përfitim stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe do të ndihmonte në përparimin e pranimit të të dyja vendeve në BE”, shkruan Departamenti i Shtetit.

Daçiç gjithashtu shtoi se asnjë institucion shtetëror nuk është në zotërim të kopjes origjinale të Marrëveshjes së Dejtonit të 1995, që i dha fund luftës në Bosnje.

Departamenti i Shtetit e kundërshtoi edhe këtë, duke thënë se Marrëveshja e Dejtonit është publike.

Më 17 gusht, Srpski Telegraf njoftoi përmes një lajmi se policia serbe kishte nisur një hetim për dokumentet e zhdukura. Megjithatë, BIRN nuk mundi të verifikojë në mënyrë të pavarur këtë lajm.

Holbrooke vdiq në vitin 2010. Së bashku me Carl Bildt të Suedisë, ai ndërmjetësoi marrëveshjen që çoi në fundin e luftës 1992-5 në Bosnje-Hercegovinë. Pas përfundimit të luftës, presidenti Bill Klinton e emëroi atë si të dërguarin e tij të posaçëm në Ballkan, ku ai drejtoi bisedimet që synonin zgjidhjen e luftës në Kosovë. Në vitin 1999, ai udhëtoi në Beograd për t’i dorëzuar Millosheviçit ultimatumin përfundimtar të Perëndimit përpara fillimit të sulmit të NATO-s, i cili i dha fund sundimit serb në Kosovë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy