Vettingu sërish në Kushtetuese, reagon Ambasada e SHBA-ve: Vettingu duhet të jetë i fortë  (VIDEO)

Vettingu sërish në Kushtetuese, reagon Ambasada e SHBA-ve: Vettingu duhet të jetë i fortë (VIDEO)

Pas ankesës së bërë nga Unioni i Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese për sa i përket ligjit të vettingut, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Përmes një deklarate për mediat, ambasada bën me dije se nxit Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë ankesat në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias

Deklarata e plotë

Ambasada e SHBA mbështet deklaratat në mbështetje të reformës në drejtësi nga udhëheqësit e tri partive politike më të mëdha në vend. 

Ata kanë të drejtë kur thonë se reforma në drejtësi do të ecë përpara, por populli shqiptar duhet të shqetësohet nga përpjekjet për të dobësuar reformën, për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, përfshirë ata që kanë lidhje me krimin e organizuar. 

Vetingu duhet të jetë i fortë dhe kuptimplotë, sepse elementët kryesorë anti-korrupsion të reformës, përfshirë SPAK-un dhe BKH-në, varen nga gjykatës dhe prokurorë të ndershëm.

Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë ankesat në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne përgëzojmë qytetarët shqiptarë, shoqërinë civile dhe median e pavarur, që vazhdojnë të jenë syhapur që njerëzit e korruptuar të mos ua vjedhin demokracinë e tyre.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy