
Arsyeja se përse u godit aq shpejt Lazarati përsa i takon kultivimit të kanavisit, sipas gazetarit Artan Hoxha është e lidhur me politikën. Ai tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Lazarati u godit sapo erdhi qeveria e re sepse Lazarin nuk e kontrollonte e majta, por e djathta.
“Lazarati ishte një licensë kombnëtare që të merreshe me trafikim sepse atë nuk e komandonin lazaratasit vetë, aty nga nuk ishin futur. Por pse u godit aq shpejt Lazarati, që në 2014-ën? U godit sapo erdhi qeveria e re sepse Lazarin nuk e kontrollonte e majta, por e djathta. Praktikisht iu hoq nga kontrolli atyre që e kishin. Ndaj në Lazarat u gjetën 100 tonë hashash, para pafund dhe tre laboratorë përpunimi kanabisi. Ajo që bëhej në Lazarat u hap në të gjithë vendin. Duke e shtrirë aq shumë në masë do paguaje shumë taksa për policinë, gjeneratorët, rojet, tubacionet, ndërkohë çmimi ra. Policia në fund ngaqë spo merrte kesh arriti të merrte nga depot si mall. Situata shkoi deri aty sa 1 në 3 rrugë ishte e policisë sepse nuk kishte më lekë”, tregoi Hoxha.



