Otava, ekzekutohen në Kinë 4 kanadezë

Otava, ekzekutohen në Kinë 4 kanadezë

Katër shtetas kanadezë janë ekzekutuar në Kinë javët e fundit, njoftoi ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Joly, duke shtuar se Pekini kishte injoruar lutjet e Otavës për mëshirë.

“Ne dënojmë fuqishëm ekzekutimet e qytetarëve kanadezë në Kinë”, u tha Joly gazetarëve në Otava.

Ministrja tha se nuk ishte në gjendje të diskutonte detajet e rastit për shkak të kërkesave për konfidencialitet nga familjet e përfshira.

Pekini mbrojti ekzekutimet në një deklaratë dërguar gazetës kanadeze Globe and Mail, duke thënë se kanadezët ishin dënuar për vepra të lidhura me drogën.

 “Krimet e lidhura me drogën janë krime të rënda, të njohura në mbarë botën si jashtëzakonisht të dëmshme për shoqërinë”, thuhej në deklaratën e ambasadës dërguar Globe.

“Kina vazhdon të vendosë dënime të rënda për krimet e lidhura me drogën dhe mban një qëndrim“zero tolerancë” në këtë drejtim”, thuhet më tej.

Joly tha se ajo dhe ish-kryeministri Justin Trudeau, i cili u largua nga detyra në fillim të këtij muaji, kishin kërkuar mëshirë për të katërt.

Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Otavës kanë qenë të tensionuara pas arrestimit, në vitin 2018, nga autoritetet kanadeze të një menaxheri të gjigantit kinez Huawei dhe burgosjes hakmarrëse nga Kina të dy shtetasve kanadezë. Edhe pse të tre janë liruar, tensionet vazhdojnë, ku Pekini kritikon Otavën për përafrimin me politikën e Uashingtonit për Kinën. Autoritetet kanadeze, nga ana e tyre, akuzojnë rregullisht Kinën për ndërhyrje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy