Fleckenstein: Negociatat për Shqipërinë nisin vitin tjetër, nuk ka kushte shtesë

Fleckenstein: Negociatat për Shqipërinë nisin vitin tjetër, nuk ka kushte shtesë

Gjatë vizitës në Tiranë, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, theksoi se nuk ka kushte shtesë ndaj Shqipërisë në lidhje me çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE.

“Nuk shoh kushte shtesë. Kemi folur për zgjedhjet dhe pesë prioritetet kyçe dhe faktin që ato duhet të zbatohen. Nuk do të ishte e drejtë të shtojmë kushte të tjera për çeljen e negociatave”, tha ai në një konferencë me mediat paraditen e sotme.

Fleckenstein dha edhe një parashikim për kohën kur do të nisin negociatat.

"Nuk duhet  të harrojmë se përgjegjësia për marrjen e vendimit për çeljen e negociatave është e Këshillit dhe jo e Parlamentit Europian. Ne do të vazhdojmë të punojmë që rekomandimi të mund të merret në mars dhe pastaj të vijojnë procedurat në qershor”, tha ai.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy