Rama replikon me Blushin: Ke lidhje të fortë me tepsinë, të shtohet helmi kur je larg saj

Rama replikon me Blushin: Ke lidhje të fortë me tepsinë, të shtohet helmi kur je larg saj

Kryeministri Edi Rama replikon me deputetin Ben Blushi i cili e quan qeverine me ministrat teknikë bashkëqeverisje të Rilindjes me çadrën.

Kreu i qeverisë deklaroi nga foltorja e Kuvendit se e vetmja gjë që i shqetësonte tek marrëveshja ishte se nuk kishin vend në tepsi. Dhe Ben Blushi ka një lidhje të fortë me tepsinë.

"E vetmja gjë që i shqetësonte tek marrëveshja ishte se nuk kishin vend në tepsi. Dhe Ben Blushi ka një lidhje të fortë me tepsinë. Është rithënë jo ndryshim në qeveri për të ndarë tepsinë. Ministrat që janë votuar nuk kanë ardhur për të përfaqësuar Partinë Demokratike por për të garantuar PD-në si ministra teknikë në mbrojtje të zgjedhjeve.

Drejtorët Blush, nuk do të zëvendësojnë drejtorët e mëparshëm as për të bërë emërime as për të bërë tendera dhe as për të prekur qoftë edhe një petë të byrekut që ti e sheh nga larg dhe sa më larg që ikën aq më shumë të shtohet oreksi dhe aq më shumë të shtohet helmi. Është kurajë e madhe që të fyesh inteligjencën tënde në radhë të parë dhe të gjithë atyre që pretendon t’i përfaqësosh si pionieri i diçkaje të re që është vetëm në mendjen tënde si një roman i pa shkruar", tha Rama.

Kreu i qeverisë hodhi poshtë akuzat e kreut të LIBRA Ben Blushi se kjo marrëveshje ishte për të shkatërruar Reformën në Drejtësi.  

"Sikur të kishte fuqi kjo sallë dhe këto parti për t’iu kundërvënë reformës në drejtësi do ta kishin bërë me kohë, sepse ka dy fuqi të tjera që këto parti nuk i përballojnë dot. Nga njëra anë është populli shqiptar dhe nga ana tjetër SHBA-të dhe BE-ja, që siç e dëshmon edhe kjo seancë nuk ka asnjë lloj rruge që pengon reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi sot fillon të zbatohet pikërisht me votimin e Vettingut.

Të thuash se Vettingu po bllokohet duke u votuar është mjerim që vjen nga dembelizmi mendor karakteristik i njeriut që kujton se i di të gjitha, kujton që ia kanë fajin të tjerët që nuk është në krye të gjithëve, ndërkohë që fajin e ka vetë.

Po të sjell në vëmendje Blush që ndër të tjera the edhe një nga ato aguridhet e tua të zakonshme që këtu the dënohen zgjedhësit dhe nuk dënohet komisionarët. Është tipike për ty. Je i pa ditur dhe je dembel që nuk ke as vullnet t’i mësosh. Mbi të gjitha je hipokrit sepse ke frikë që po t’i mësosh është ndryshe nga se duhet të ishin.

Po të them Blush që PS-në do ta votojnë më shumë se në 2013. Ti nuk do të na mundësh në katundin politik", tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy