Përdoruesit e Tinder mund të kontrollojnë të kaluarën e dikujt që pëlqejnë, para se ta takojnë!

Përdoruesit e Tinder mund të kontrollojnë të kaluarën e dikujt që pëlqejnë, para se ta takojnë!

Tinder ka njoftuar se përdoruesit e saj do të jenë në gjendje të kontrollojnë detaje apo historikun kriminal për personat që pëlqejnë, para se t’i takojnë. Kompania mëmë e aplikacionit për takime, ‘Match Group’, ka investuar në një organizatë jofitimprurëse të quajtur ‘Garbo’, e cila i lejon njerëzit të kryejnë kontrolle përmes informacioneve të disponueshme për publikun.

Për shembull, arrestimet, dënimet, urdhrat ndalues ose raportimet e dhunës janë të gjitha çështje të të dhënave publike. Duke përdorur një emër ose një numër telefoni, përdoruesit e Tinder do të jenë në gjendje të përdorin teknologjinë e Garbo-s për të kontrolluar të shkuarën për këdo që të intereson nga përdoruesit të aplikacionit të takimeve.

Si duke e bërë informacionin publik të kërkueshëm, Garbo pranon gjithashtu informacionin e dorëzuar manualisht siç janë raportet e policisë dhe dokumente të tjera ligjore që raportojnë abuzime, ngacmime ose krime të tjera.

Ç'është më e rëndësishmja, opsioni për të kryer kontrolle të tilla nuk do të vihet në dispozicion falas, por ende nuk janë caktuar çmime.

Burimi: Metro

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy