Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Buujar Leskaj janë takuar mesditën e kësaj të marte me Presidentin e republikës Bujar Nishanin.
Sipas Shqiptarja.com takimi midis tre palëve u zhvillua në presidencë ndërsa ende nuk është mësuar arsyeja e takimit. Takimi mes tyre vjen pas disa ngjarjeve të rëndësishme që kanë ndodhur në vendin tonë në lidhje me dy grabitjet e parave të bankave, arrestimin e nëndrejtorit të “burgjeve” si dhe pas vizitës së Ndihmës Sekretares Amerikane të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Nuland.



