Kriza politike në Maqedoninë e Veriut/ Hajdari: Koalicioni opozitar i ka mundësitë për të ardhur në pushtet

Kriza politike në Maqedoninë e Veriut/ Hajdari: Koalicioni opozitar i ka mundësitë për të ardhur në pushtet

Vijojnë përplasjet politike në Maqedoninë e Veriut, aty ku partia në pushtet e Zoran Zaev kërkon dorëheqjen e kryeopozitarit Hristijan Mickoski me pretendimin se gënjeu ku tha se gëzon shumicën e re parlamentare.

Në lidhje me zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, në një intervistë përmes “Skype” në MCN ishte analisti Fejzi Hajdari i cili u shpreh se bazuar në votat e deritanishme partitë opozitare mund të bëjnë koalicion për të ardhur në pushtet, duke rrëzuar kështu edhe partinë shqiptare të Ali Ahmetit, BDI-në.

Intervista e plotë:

Opozita akuzon mazhorancën për taktika mafioze me qëllim qëndrimin në pushtet. Por a e ka opozita shumicën në Kuvend, ashtu siç pretendon?

Nuk e ka shumicën në parlament dhe lidhur me paralajmërimet nuk kisha parë ndonjëherë. Ministria e Punëve të Brendshme tha që Kastriot Rexhepi është paraqitur vullnetarisht më shumë mundësitë janë që ai është

Partia shqiptare, Besa është larguar nga qeveria, ndërkohë që spektri politik shqiptar paraqitet shumë i përçarë në këtë krizë. A vjen kjo përçarje vetëm si rezultat i kalkulimeve të ngushta partiake apo bëhet fjalë për edhe përzgjedhje mes partive maqedonase me të cilat do të avanconin më shumë interesat e shqiptarëve?

Fatkeqësisht është se në Maqedoni partitë shqiptare gjithnjë janë të përçara. Nuk e di se kujt i leverdis kjo, por jam i sigurt që nuk është në favor të shqiptarëve. Si duket kjo i leverdis më shumë partive maqedonase. Kjo përçarje po mundëson që partitë maqedonase të kenë në pushtet partinë e Ali Ahmetit. Duke qenë kështu, 20 vite në pushtet, ka fituar komoditet, ndaj partitë e reja që hyjnë përdoren nga ai për të demonstruar një imazh që ja opozita shqiptare nuk është gati të hyjë në qeveri.

Në rast të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat kërkohen nga opozita, a do të mund të prodhohej një mazhorancë e re e qëndrueshme?

Bazuar në votat e deritanishme, në rast se shkohet në paketë me shumë gjasa do të ketë koalicion mes partisë së Zaevit dhe një parti shqiptare, nëse shkohet kështu gjasat janë që të bëhet një ndryshim dhe opozita të vijë në pushtet. Ende nuk dihet nëse opozita shqiptare do të ngelet ashtu pasi thuhet se një parti opozitare do ti bashkohet partive në qeveri.

Në Tiranë shumë pak njihet kryeopozitari Hristijan Mickoski. Përmbledhazi do të doja të dija se Si qëndron ai në raport me Shqipërinë apo edhe ndaj nismës Ballkani i Hapur?

Në raport me Shqipërinë, Rama dihet që është kundër Kosovës dhe Ali Ahmetit. Ndërkohë sa i përket profilit të Mickoskit, ai ka bërë deklarata pozitive për shqiptarët. Diçka e tillë nuk ka ndodhur me liderët e tjerë shqiptare. Mickoski ka qenë i pari lider i partive maqedonase që ka takuar liderët e partive shqiptare, kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ky është një sinjal jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Prokuroria ka deklaruar së fundmi se nuk kanë arritur asnjë rezultat konkret nga hetimi për vdekjen e 14 personave në spitalin e Tetovës. Opozita thotë se në këtë mënyrë po fshihet përgjegjësia penale e zyrtareve të qeverisë. Unë dua t’ju pyes për rolin e BDI-së në këtë proces. A duhet të ishte më agresive për nxjerrin përpara drejtësisë të përgjegjësve të kësaj tragjedie?

Po të ngordh dhe një lopë, siç ndodhi në Gjermani, ministri i Bujqësisë dha menjëherë dorëheqjen, kurse në Maqedoni u dogjën 14 persona dhe askush nuk ka dorëheqjen në mënyrë morale. Gjithçka në Maqedoni tregon se krimi I organizuar dhe korrupsioni lulëzon këtu, dhe gjithçka është e mundur dhe blerja e deputetëve dhe mosdhënia e dorëheqjes kur vdesin 14 qytetarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy