Një i moshuari i moshës 67-vjeçar, i identifikuar si Rushan Selfo ka abuzuar seksualisht me një 12-vjeçare në Pogradec, duke e lënë shtatzënë.
Gazetarja Elsa Xhindole raportoi për MCN Live, se prindërit vunë re ndryshime në trupin e së miturës dhe e çuan për vizitë në spitalin e Korçës.
Nga ekzaminimet e mitura rezultoi shtatzënë 22 javëshe. Si i dyshuar për abuzimin është arrestuar 67-vjeçari, i cili rezultonte mik i familjes dhe kishin hyrje-dalje. Familja e së miturës, i kishte besuar vajzën që ta ndihmonte herë pas here familjen e të moshuarit. 67-vjeçari kishte dhe bashkëshorten e tij në shtëpi dhe dy vajzat e tjera, ndërsa dy të tjerat i kishte të martuara.
Madje i dyshuari është edhe gjysh. 12-vjeçarja e ka pranuar gjithë sa ka ndodhur pranë psikologut dhe ka treguar se gjithçka ka ndodhur në muajin gusht të këtij viti. Ajo ka treguar se 67-vjeçari ushtronte dhunë të vazhdueshme psikologjike tek e mitura, duke bërë që ta mbajë ngjarjen të fshehtë. Familja e vajzës ishte e shtresës mesatare, normale, punonin dhe ishin të rregullt.
Ndërsa banorët e zonës thonë se i moshuari ishte njeri i mirë dhe janë tronditur nga ngjarja që ka ndodhur.



