Ngjela: Shqipëria është në prag të një revolucioni rinor

Ngjela: Shqipëria është në prag të një revolucioni rinor

Avokati Spartak Ngjela tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN se vendi është në prag të një revolucioni rinor. 

 

Është risi sepse nuk kemi pasur që nga 1992 deri tani të tilla protesta të rinisë studentore. 

 

Çdo opozitë që i dilte Hoxhës thonte janë agjentë të vendeve kapitaliste. E njëjta gjë dhe tani. Këta imitojnë Enver Hoxhën të gjithë. Rama ecën njëlloj si Enver Hoxhën. Njëlloj me ecjen e tij, po s’ka zërin e tij, dhe rolin aktorial të tij. Në fillim dhe ai karagjoz ishte, por pastaj e mori vetëm dhe doli në nivel të lartë aktorial.

 

Nuk ka konflikte se ata janë socialiste dhe e kanë parim. Ata duan pushtetin. Atë e kanë të sigurt me vota. Kë zgjedhin kryetar nuk shqetësohen shumë. Këtë kanë filozofinë e tyrer, kanë hequr dorë nga kulti i individit, por shenjat janë që Rama po shkon drejt kultit të individit dhe kjo do i i dëmtojë si parti, por do ndihmojë demokracinë. 

 

Këta e imitojnë Hoxhën pa dashur. 

 

Berisha nuk vjen dot në pushtet. A mund të bëhet kryeministër një person non grata në Amerikë? Shqipëria është në prag të një revolucioni rinor. Saliu po tenton t’i mashtrojë, për t’i marrë por këta nuk po pyesin fare. 

 

Është risi, por jo vetëm në kuptimin historik, por risi në zhvillimin e koshiencës politike të brezit të ri në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy