SPAK i sekuestron shuma të mëdha parash mjekut Edvin Prifti

SPAK i sekuestron shuma të mëdha parash mjekut Edvin Prifti

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut Edvin Prifti.

Në njoftimin e SPAK thuhet se E.P është i dyshuar për kryerjen e veprave të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (më shumë se një rast) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 259 dhe 287 të Kodit Penal.

“Falë një hetimi intensiv u grumbulluan prova që krijojnë dyshime se nga ana e të hetuarit është ngritur një skemë e mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve”.

Në vendim thuhet gjithashtu se përpos të tjerave ka vendosur dhe sekuestrimin e shumës 51.479.368 lekë, sekuestrimin e shumës 177.497 Euro.

Më 2 mars, Apeli vendosi shfuqizimin e masës “arrest në burg” për mjekun, por Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Lartë rikthimin në burg të tij.

 Prifti, aktualisht është nën masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

 Gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë, mjekut të QSUT iu sekuestruan në shkurt të këtij viti 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra cash.

Emri i tij doli pas përgjimeve për rastin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy