
Mijëra protestues në Bagdad kanë dalë në shesh si simbol i mobilizimit popullor që po vijon që nga 1 tetori, në pjesën perëndimore të qytetit.
Media irakiane njoftojnë se aktivistët kanë thirrur një mbledhje masive "të pashembullt" në Bagdad për këtë pasdite dhe se dhjetëra mijëra protestues nga jugu i vendit po përpiqen të arrijnë në kryeqytet, aty ku është epiqendra e revoltës antiqeveritare. Forcat e sigurisë dhe ushtria janë vendosur masivisht në Bagdad dhe në qytete të tjera për shkak të protestave.
Që nga 1 tetori e deri më sot më shumë në Irak raportohet të kenë vdekur 450 persona, kryesisht aktivistë dhe protestues.



