18 trupa të djegur janë gjetur në pyllin e Dadias në Greqinë veriore që po digjet që prej ditës së djeshme.
Sipas informacioneve paraprake nga mediat greke personat që kanë vdekur kanë qenë emigrantë të cilë kanë hyrë ilegalisht në Greqi.
Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk është shkatërruar nga zjarret.
Zjarri në brendësi të pyllit të Dadias ka rënë mesditën e së hënës dhe forcat zjarrfikëse kanë tentuar ta përballojnë para se të përhapet.



