Greqia vijon përballjen me flakët, ku janë urdhëruar evakuime për banorët në periferi të Patrës, qyteti i tretë më i madh Greqisë, pasi flakët që nisën në Achaia, në gadishullin jugor të Peloponezit, ka arritur në zonën urbane.
Pak pas orës 18:00, një mesazh emergjence në numrin 112 iu dërgua banorëve të disa lagjeve të Patrës për t'u evakuuar drejt qendrës së qytetit. Më parë, banorëve të periferisë Romanso iu ishte urdhëruar gjithashtu të evakuoheshin. Një alarm tjetër evakuimi u lëshua në orën 19:00 për të tjera lagje të qytetit. Banorët e evakuuar po akomodohen në stadiumin e Patrës. Po ashtu është evakuuar edhe Spitali i Fëmijëve Karamandaneio po evakuohet si masë paraprake. Pacientët do të transferohen në Spitalin e Përgjithshëm Universitar në Rio.
Autoritetet po vazhdojnë gjithashtu me evakuimin paraprak të azilit të të moshuarve “Konstantopouleio”, i cili ndodhet në zonën Girokomeio të Patras.
Kryetari i bashkisë së Patras, Konstantinos Peletidis, përmendi mungesën e burimeve të zjarrfikësve si arsyen e përhapjes së zjarrit. “Kathimerini” raporton se flakët kanë shkrumbuar automjete të vendosura në ambientet e Zyrës Doganore të Patras. Bazuar në vlerësimet fillestare, afërsisht 550 makina janë djegur.



