Vota e emigrantëve/ Kume: Politika s’e do, sepse nuk e kontrollon dot! Të kalohet në zgjidhjen e Kosovës (VIDEO)

Vota e emigrantëve/ Kume: Politika s’e do, sepse nuk e kontrollon dot! Të kalohet në zgjidhjen e Kosovës (VIDEO)

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume tha në MCN Live se një arsye pse politika nuk e do votën e emigrantëve është fakti se ajo nuk kontrollohet dot nga partitë politike.

Kume vuri në dukje problematikën që kërkohet regjistrimi i adresës në mënyrë që emigrantët të votojnë, çka do ta reduktonte në vetëm 3-4 mijë numrin e votuesve.

Kume propozoi të kalohet te zgjidhja e Kosovës, ku mjafton që zgjedhësi të bëjë kërkesë për të votuar ditën e zgjedhjeve dhe i mundësohet kjo e drejtë.

Ka shumë gjëra që mbeten për t’u bërë. Po të rrish në planin teorik është në rregull. Por nuk mjafton sepse e gjitha kjo është e mbingarkuar me arsye politike. Vendimmarrja s’është vetëm procedurë, por të gjendet vullneti politik për t’i dhënë zgjidhje problemin. Fakti që çështja u çua në Kushtetuese është për t’u përshëndetur. Politika është e rafinuar, dhe mund të veprojë në mënyrë të tillë që prapë të mos arrihet atje ku duhet. Kushtetuesja e ka pranuar pjesërisht kërkesën. Ajo ka gjetur anti-kushtetuese ndalimin që iu bë zgjedhësve me sebepin e karantinës. Pastaj që legjislacioni jonë se ka të zgjidhur votimin nga jashtë territorin, kjo s’do të thotë që ne biem ndesh me Kushtetutën. Duhet të ndërtojnë një strategji pune e cila në fund të ketë draft produkte të gatshme. T]i kërkohet klasës politike të zgjidhë problemin dhe të mos ia lërë KQZ-së, si do votohet jashtë territorit, si do përdoret vota nga jashtë territorit. Janë probleme që nuk mund të zgjidhen thjesht duke menduar si ta zgjidhësh teknikisht këtë gjë. Duhen marrë vendime politike. Ka thënë z.Majko topi tani është te KQZ-ja. Te cila KQZ, e cila vepron jo vetëm në zbatim të ligjit por edhe në interes të partive politike. Duhet të materializohet vullneti politik për zgjidhjen e kësaj çështje”.

Ndoshta për një arsye të thjeshtë, dhe këtu mbyllet diskutimi, është votë që nuk kontrollohet dot nga asnjë parti politike. Si lëviz elektorati ky është problem kompleks. Një faktor mund të jetë vota e diasporës. Duke iu frikur se mund të ketë një fuqi të tillë, e kalojnë në nivel deklaratash dhe jo në realizim konkret. Kushdo që do të japë diçka në zgjidhjen e problemit, ne e kemi fiksuar në Kodin Zgjedhor si kusht për të votuar nga jashtë vendit, për ta realizuar votën pa qenë e nevojshme të vijë këtu, duhet të tregojë që ka të regjistruar adresën në regjistrin e gjendjes civile për emigrantët. Nëse për 2021-shin do kishin punuar institucionet dhe do kishin bërë maksimumin që të votonin votuesit. Janë 1,4 milionë shqiptarë me të drejtë vote. Do votonin 3-4 mijë veta gjithsej, sepse shqiptarë që kanë regjistruar adresën janë kaq, shumë pak. Pse të mos kalohet në zgjidhjen e Kosovës, ku mjafton që zgjedhësi të bëjë kërkesën në KQZ se ditën e zgjedhjeve do votojë nga jashtë vendit, ai hiqet nga lista e zgjedhësve dhe futet në listën e zgjedhësve që do votojnë nga jashtë vendit. Kjo është procedura e parë dhe e shumë e rëndësishme. Problemi tjetër është çfarë efekti do ketë kjo votë, si do shprehet në mandate. Partitë janë të prirura të japin atë zgjidhje që jep efekt negativ sa më të vogël për to. Vlerësoni situatën dhe propozoni zgjidhjen. Duke e bashkuar me votën këtu, duke pasur një zonë më vete, e kështu me radhë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy