BE paraqet propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

BE paraqet propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka paraqitur propozime për sanksione të reja që synojnë ekonominë e Rusisë.

Në një deklaratë, ajo akuzoi Moskën për "një luftë mizore dhe të pamëshirshme" dhe tha se mizoritë e supozuara të saj në Ukrainë "nuk mund dhe nuk do të lihen pa përgjigje".

Gjashtë masat e saj përfshijnë:

-Ndalimi i importit të qymyrit nga Rusia

-Një ndalim i plotë i transaksioneve në katër banka kryesore ruse, mes tyre e dyta më e madhe e vendit, VTB

-Një ndalim për anijet ruse për të hyrë në portet e BE-së

-Ndalime të mëtejshme të eksporteve, duke synuar zonat në të cilat Rusia është e cenueshme, siç janë pajisjet e transportit

-Ndalime të reja importi për produkte duke përfshirë ushqimet e detit, pijet alkoolike dhe drurin

-Masa shtesë të synuara që përfshijnë ndalimin e mbështetjes financiare për organet publike ruse

-Planet kërkojnë miratimin e 27 vendeve anëtare të BE-së.

Më parë, ka pasur ndarje brenda BE-së për veprimet që duhet ndërmarrë kundër Rusisë, me vende si Gjermania që varen shumë nga importet e karburanteve ruse.

Nga ana e saj, Moska vazhdon të mohojë çdo përfshirje në krimet e supozuara të luftës në Bucha dhe gjetkë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy