Egnatia merr fitoren e radhës, “shkatërron” Kukësin me katër gola

Egnatia merr fitoren e radhës, “shkatërron” Kukësin me katër gola

Egnatia regjistroi fitoren e radhës në kampionat, teksa mposhti Kukësin me shifrat e thella 4-1, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të në Superiore.

Malota zhbllokoi sfidën në minutën e 17-të, ndërsa në minutën e 34-t, Fernando shënoi të dytin.

Braziliani gaboi nga penalltia, por përfitoi nga topi i kthyer, duke e dërguar topin në rrjetë. 3 minuta më vonë, sulmuesi Mario Gjata shënoi të tretin.

Pjesa e dytë nisi me Kukësin më kërkues, me verilindorët që ngushtuan shifrat me golin e Rashitit në minutën e 80-të, por 9 minuta më vonë, ishte Montenegro, që shënoi të katërtin për Egnatian, duke vulosur shifrat në 4-1.

Me këtë fitore, Egnatia vazhdon e qetë në krye të renditjes me 43 pikë, 8 më shumë se ndjekësit e Partizanit, ndërsa Kukësi mban vendin e parafundit me 19 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy