Sekretari për Sigurinë Publike në Partinë e Lirisë, Faik Basha thotë se reformat janë përdorur nga partitë politike dhe jo për të reformuar sistemin dhe dhënë frymë të re, por për të hapur vende të reja pune, duke larguar një militant dhe vendosur një tjetër.
Na shkoi jeta me reformë, sa herë flitej për reforma, flitej se do bëhet reformë X institucion, ky do të shkrihet dhe ndërtohet një institucion i ri, ky është gabim i madh.
Reformat janë përdorur nga partitë politike jo për të reformuar sistemin dhe dhënë frymë të re, por për të hapur vende të reja pune, hiq një militant, vendos një tjetër.
Çdo individ që punon te një institucion duhet të dijë që te ky institucion dhe te ky vend rriten fëmijët e tij.
Çdokush fokusin duhet ta ketë fokusin te vendi dhe familja. Ne nuk kemi patur luftë me drejtësinë. Kush ka luftë me drejtësinë unë nuk e përqafoj.
A duhet reformuar drejtësia? Sapo e reformuan. Se kur flasim për reformë të institucionit, flasim edhe për legjislacionin.
Nuk ka nevojë të reformohet, por të plotësohet.
Klasa politike nuk ka frikë nga drejtësia, individët që kanë vjedhur shtetin duhet të kenë frikë.
Duke folur për MCN Live ai deklaroi se te parlamenti i ardhshëm mund të bëhet një skanim i përafërt dhe se nuk sheh asnjë element të ri premtues, apo garantues i cili ka treguar në vazhdimësi se është i aftë, i përkushtuar për të ndërhyrë te sistemi i sigurisë.
Sipas tij, siguria është problemi numër 2 pas korrupsionit në Shqipëri, duke shtuar se korrupsioni dhe siguria janë problem i madh.



