
Janë rikthyer reshjet e dëborës në qarkun e Korçës.
Siç raporton për “MCN live”, korrespodentja nga Korca, Elsa Xhindole, borëpastrueset janë tashmë në terren për pastrimin e segmenteve kryesore rrugore.
Reshjet kanë filluar prej mbrëmjes së sotme në lartësitë mbi 1200 m. Reshjet janë regjistruar ne fshatrat e Dardhës dhe Vithkuqit ndërsa sipas informacioneve intensiteti i reshjeve është i ulet. Borëpastrueset, firmat kontraktore kanë zbritur në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve që janë përfshirë nga reshjet.
Duhet thënë se segmentet rrugore kryesore janë të kalueshme.
Vlerat e temperaturave qëndrojnë në minus 14 gradë ndërsa pritet që dëbora të vijoje edhe gjatë natës. Aktualisht trashësia e dëborës shkon deri në 8 cm.
Sa i përket ndërprerjes së energjisë elektrike, nuk raportohet për problem në zona.



