Dorëheqja e Bashës, kush e merr drejtimin e PD deri në zgjedhjet e reja sipas Statutit

Dorëheqja e Bashës, kush e merr drejtimin e PD deri në zgjedhjet e reja sipas Statutit

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen e tij si kryetar i partisë opozitare më të madhe në vend pas 8 vitesh në krye të Partisë Demokratike.

Basha deklaratën e bëri gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, ku tha se po bën një hap pas për t’i dhënë mundësi ringritjes së Partisë Demokratike.

Sipas statutit në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Statuti i Partisë Demokratike, në nenin 46 pika 4, parashikon që në rastet e dorëheqjes së kryetarit të partisë, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e kryetarit të ri.

Në rastin konkret, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi do të mbledhë Këshillin Kombëtar, i cili duhet të komandojë Jorida Tabakun ose Enkelejd Alibeajn në krye të partisë. PD-ja ka pasur katër nënkryetarë, Enkelejd Alibeaj, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku dhe Grida Duma. Por, Duma dhe Gjekmarkaj kanë dhënë dorëheqjen, kështu që Alibeaj ose Tabaku do të zgjidhen në krye të PD-së në mënyrë të përkohshëm.

Më pas do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, për të cilin kanë të drejtë të votojnë të gjithë anëtarët e PD-së, sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Statuti nuk e ndalon Bashën që të rikandidojë për kryetar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy