Sot në Zululand ishte i ftuar prof. Adrian Civici, ekspert i ekonomisë, e njëkohësisht president i universitetit europian të Tiranës. Në pjesën e parë të programit u fol për gjendjen ekonomike-financiare të vendit. Largimi i misionit të FMN-së ngë Shqipëria në shkurt të vitit 2017 është i pritshëm, tha Civici, pasi Shqipëria nuk është më ajo e vitit 2013.
I pyetur nga Nano, se mos vallë me largimin e FMN-së nga Shqipëria në shkurt është hequr qafe një pengesë për të bërë ndonjë operacion elektoral, siç është rritja e rrogave me 35% në mars, gjë që është paralajëmruar se do do ndodhë, Civici u përgjigj se nuk është e thënë të jetë kështu. Largimi i FMN-së i lë dorë të lirë qeverisë, vijoi ai, por në këtë rast nuk është domosdoshëmrisht kshtu, ngaqë rritjen e rrogave e lejon gjendja e ekonomisë, rritja e GDP-së me 3%, rritja e parave që janë futur në arkën e shtetit, etj. Më pas u fol për atë që Nano e quajti kanabizim të Shqipërisë, për stimulimin që ky kanabizim i ka bërë ekonomisë, por edhe mbi rreziqet që i kanosen vendit, nëse kjo gjendje lihet kështu për një kohë të gjatë. "Kultivimi i drogës nuk të nxjerr nga varfëria. Shembulli ilustrues janë Kolumbia e Afganistani, që nuk janë bërë të pasura nga kjo gjë", nënvizoi Civici.
Në pjesën e dytë u fol për tollovinë e bërë me regjistrimet e maturantëve në shkollat e larta. "Kjo që ka ndodhur nuk ka lidhje me refomrën e arsimit të lartë", tha Civici, që është një nga njerëzit që është marrë me reformën. Ai la të nënkuptohet se faji për këtë është i Ministrisë së Arsimit.



