Kjo gazetare mësoi lajmin më të hidhur të jetës gjatë transmetimit direkt (VIDEO)

Kjo gazetare mësoi lajmin më të hidhur të jetës gjatë transmetimit direkt (VIDEO)

Një spikere lajmesh në një stacion televiziv në Indi mori lajmin më të hidhur të jetës pikërisht përmes lajmit që sapo kishte anonçuar. Supreet Kaur po jepte lajmet e mëngjesit në kanalin IBC24, kur i kërkuan të përcjellë një lajm të minutës së fundit. Ajo njoftoi për një aksident me tre të vdekur pas përplasjes së një makine me një kamion dhe më pas u lidh direkt me një reporter nga vendi i ngjarjes.

Ajo e kuptoi se në aksident mund të ishte përfshirë i shoqi, i cili duhej të ishte në të njëjtën orë, në të njëjtin vend dhe me mjetin që përshkruhej nga raportimi. Por folësja nuk dha asnjë shenjë për shikuesit gjatë kohës kur në ekran u shfaqën pamjet e makinës së burrit të saj dhe fotot e mjegulluara të viktimave.

“Ajo po bënte detyrën dhe vijoi ta bënte pa treguar emocione në transmetim direkt”, tha më pas kryeredaktori i kanalit të lajmeve, Ravi Kant Mittal.

Ajo shpërtheu në britma dhe lot sapo përfunduan lajmet. Kaur dhe i shoqi Harshad Kawade kishin 1 vit e gjysmë martesë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy