Gerta Meta, drejtoresha e Shoqatës për Kulturë Demokratike, thotë se në zgjedhjet e radhës, emigrantët do të marrin pjesë thjesht si votues, por duhet shtuar presioni që në zgjedhjet e ardhshme ata të zgjedhin edhe përfaqësuesit e tyre. Në studion e MCN TV, Meta tha se ata vetë duhet të bëhen nismëtarë të këtij procesi.

Ne si aktorë të shoqërisë civile ne kemi bërë presionin tonë që diaspora të mos konsiderohen votues. Por të kenë edhe përfaqësuesit e tyre. Por politika ka vendosur që ata të jenë votues. Ata do të votojnë njësoj si qytetarët këtu. Mendoj se duhet të ketë presion edhe nga ana e tyre. Në këtë moment, nga ana ligjore kjo nuk ndryshohet.

Politika i merr mesazhet pak me vonesë dhe vepron pak me vonesë. Megjithatë, le ta shikojmë. Besoj që do të jetë një situatë që do të shtrohet. Inkurajojmë të gjithë ata jashtë territorit të Shqipërisë të regjistrohen fillimisht si zgjedhës. Le të shpresojmë që të gjenden mënyrat që të jenë pjesë e listës. E rëndësishme është që tani do t’u jepet mundësia të gjithëve të votojnë, brenda apo jashtë territorit të Kosovës.

Meta tha se vota e emigrantëve është tashmë realitet, pas shumë përpjekjesh.

Në 2022 me ndryshimet kushtetuese ishte një detyrim i shkruar në Kodin Zgjedhor që vota e emigrantëve duhej realizuar. I mbajmë mend akuzat e ndërsjella. Tani e kanë premtuar dhe ne duam ta besojmë se palët politike do ta çojnë deri në fund këtë premtim. Ka lëvizje, ka një ndërmarrje. Ne nuk duam ta paragjykojmë, është një vendim që ata e kanë premtuar. Ne duam ta lehtësojmë. Ishte një vendimmarrje politike që erdhi apriori, nuk pati dëgjesa publike. Ne shikojmë që Komisioni Qendror e ka nisur punën e tij. Po merret me miratimin e akteve. Po miratohen rregullat e procedurës së votimit.