Pavarësia e medias, Cenkollari: Të paktë gazetarët që sot mbështesin njëri-tjetrin

Pavarësia e medias, Cenkollari: Të paktë gazetarët që sot mbështesin njëri-tjetrin

Duke iu përgjigjur vlerësimit të gazetarit Mustafa Nano për të si profesioniste, zëvendëskryeredaktorja e lajmeve në MCN TV, Klementina Cenkollari evidentoi faktin se gazetarët që mbështesin njëri-tjetrin janë të paktë. E ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Cenkollari tha se kapërcimi i këtyre barrierave dhe mbështetja ndaj njëri-tjetrit do ta kishte bërë gazetarinë të funksiononte ndryshe dhe në mënyrë të pavarur në Shqipëri.

“Janë të paktë gazetarët që sot mbështesin njëri-tjetrin për fatin e keq. Mendoj se nëse do të mbështeteshin njëri-tjetrin, media do të kishte kapërcyer më shumë pavarësinë e saj dhe mënyrën se si vepron në Shqipëri. Unë përpiqem të punoj që një herë në aq ashtu sikurse ndodhi edhe sot, të marr fjalë të mira”, tha Cenkollari.

E pyetur nëse ka pasur vështirësi për të bërë karrierë krahasuar me kolegë të saj meshkuj, Cenkollari pohoi diferencimet gjinore, ndërkohë që shtoi se përtej vështirësive me punë ia del gjithmonë.

“Është ndarja, meshkujt hasin më pak vështirësi. Edhe unë kam hasur vështirësitë e mia në fillime. Nuk ka qenë një rrugëtim shumë i lehtë por nëse e do vërtetë këtë punë, përtej vështirësive ia del”, shtoi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy