Ushtria e Kamerunit në kërkim të nxënësve të rrëmbyer në shkollë

Ushtria e Kamerunit në kërkim të nxënësve të rrëmbyer në shkollë

Një operacion kërkimi i ushtrisë është në proces në Kamerun për të shpëtuar dhjetra njerëz të rrëmbyer nga një shkollë.

Të paktën 79 nxënës dhe 3 persona të tjera, midis tyre edhe drejtori i shkollës, u rrëmbyen të hënën në Bamenda.

Qeveria dhe separatistët anglishtfolës kanë akuzuar njëri-tjetrin për orkestrimin e rrëmbimit.

Rajonet e Veriperëndimit dhe Jugperëndimit të Kamerunit janë goditur nga një kryengritje separatiste gjatë viteve të fundit.

Guvernatori Adolphe Lele L'Afrique Deben Tchoffo fajësoi milicinë separatiste për rrëmbimin.

Ndërsa separatistët anglishfolës po akuzojnë qeverinë për organizimin e rrëmbimit, si një përpjekje për të diskredituar kauzën e tyre.

Autoritetet kërkuar ndalimin etë gjithë automjeteve që udhëtojnë në shumicën e rretheve të rajonit të Veri-Perëndimit.

Milicia, që ka kërkuar pavarësinë e dy rajoneve, bëri thirrje për një bojkot shkollor.

Por asnjë grup rebel nuk ka marrë përsipër rrëmbimin e studentëve dhe drejtorit të Shkollës së Mesme Presbyteriane të Bamenda, e cila ka nxënës të moshës nga 10 deri në 14 vjeç.

Një video e disa prej fëmijëve, që besohet të jetë filmuar nga një prej rrëmbyesve, po shpërndahet në mediat sociale.

Nxënësit, të gjithë djemtë në një dhomë të vogël, të gjithë duken nervoz, ndërsa personi që mban kamerën i urdhëron ata të thonë emrat e tyre dhe prej nga janë.

Ata gjithashtu përsërisin shprehjen: "Mua më kanë marrë nga shkolla mbrëmë nga djemtë Amba, nuk e di ku jam".

Amba është e shkurtër për Ambazonia, emri i vendit të ri që separatistët duan të krijojnë.

Në një moment në video, një zë në sfond, i besohet asaj të një rrëmbyesi, thotë se çfarë tingëllon si "tu perds ton temps" (frëngjisht për "po humbisni kohën tuaj"), thotë BBC Monitoring.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy