Gazetari Sebastian Zonja nga ambientet para Kryeministrisë së Kosovës, raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV se votimet kanë qenë përgjithësisht të qeta, përfshirë edhe në Veri të vendit ku pak minuta ndajnë nga përfundimi i procesit të votimit.
Ai tha se situata ka qenë e qetë me përjashtim të disa rasteve në Viti ku dyshohet për fotografim votash dhe se ka pasur disa ankesa që kanë shkuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në këto zgjedhje nuk ka pasur problematika as në komunat me shumicë serbe, nuk ka pasur as incidente.
Pjesëmarrja është e ulët në krahasim me 100% dhe ka një rritje të lehtë në krahasim me vitin 2021.
Nga sondazhet e brendshme të Vetëvendosjes shprehen të bindur se i kanë arritur 500 mijë vota.
Ka pasur dhe një betejë që është zhvilluar në diasporë, ku LDK dhe PDK kanë qenë mjaft të angazhuara për votën në diasporë.
Burime nga Vetëvendosja thonë se nëse nuk arrijnë mbi 500 mijë vota ose 50% do të kalojnë në opozitë.



