Britani, supermarketet kufizojnë blerjet e vajit të gatimit

Britani, supermarketet kufizojnë blerjet e vajit të gatimit

Supermarketet në Britaninë e Madhe kufizojnë blerjen e vajit të gatimit pas furnizimeve të goditura nga lufta në Ukrainë.

Pjesa më e madhe e vajit të lulediellit në Mbretërinë e Bashkuar vjen nga Ukraina, gjë që ka rezultuar në kufizime që zbatohen për blerjen e tij, në disa supermarkete.

Tesco deklaroi se po lejon tre artikuj për klient, ndërsa Waitrose dhe Morrisons kanë vendosur kufizime prej vetëm dy artikujsh secili.

Kufizimi i sasisë së blerjes bëhet për t’u siguruar që të gjithë klientët të mund të vazhdojnë të marrin atë që u nevojitet, raporton Sky.

Çmimi i vajrave të gatimit është rritur me 7% dhe është gati një çerek më i shtrenjtë se një vit më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy