Amnistia, telefonata kthen në burg ish-prokurorin Haxhi Giu

Amnistia, telefonata kthen në burg ish-prokurorin Haxhi Giu

Rikthehet në burg ish-prokurori Haxhi Giu i dënuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, i cili u lirua sot në mëngjes nga amnistia. Sapo ka mbërritur në shtëpi, një telfonatë nëg burgu i Peqinit i ka këkruar të kthehet sërish. Lajmi konfirmohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Miklovan Kopani i cili tha: “Sipas ligjit të amnistisë, Haxhi Giu përfiton nga amnistia, por do të bëjme një verifikim të dosjes. Haxhi Giu u rikthye vetëm për të sqaruar disa rrethana të dosjes. Sipas ligjit të amnistisë, Haxhi Giu përfiton lirimin” ka thënë Kopani.

Në maj 2016, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2.4 vjet burg ish prokurorin e Krujës, i arrestuar për akuzën e “korrupsionit pasiv” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria kërkoi dënimin me 4 vjet burg.  Giu u arrestua me 2 dhjetor të 2015 më parë me akuzën se kishte marrë ryshfet rreth 29 mijë euro për të ndryshuar akuzën penale ndaj një shtetasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy