Raporti i SPAK/ Në 2021-in u përgjuan 1500 subjekte (VIDEO)

Raporti i SPAK/ Në 2021-in u përgjuan 1500 subjekte (VIDEO)

Në një raport prej 79 faqësh, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar publikon të dhënat mbi punën përgjatë vitit 2021, numrin e personave të vënë në përgjimit si dhe numrin e dosjeve për korrupsion dhe krimin e organizuar.

Gjatë vitit 2021, SPAK ka përgjuar mbi 1500 subjekte, autorë të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra penale, duke çuar në arrestimin e rreth 179 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale”. Në një raport vjetor të punës së SPAK, thuhet se gjatë  vitit 2021 ngarkesa në hetim të çështjeve ka qenë për arsye se numri i operatorëve (o.p.gj-të) ka qenë dukshëm jo në proporcion me volumin e punës.

Trajnimi i hetuesve te BKH-së për sistemin e përgjimit është kryer në ambientet e zyrës së përgjimit, në dy faza në muajt Maj-Qershor-Korrik. Mbi këto të dhëna jashtë objektit të hetimit, është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale më vete. Në raport mohohet fakti i rasteve të dekonspirimit të të dhënave të përfituara nga përgjimi, ndërsa numri i personave, që janë njohur me materialetka qenë i kufizuar.

Për vitin 2021, janë kryer

• 411 Autorizime të Prokurorit për lejim përgjimi;

• 1204 Vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga të cilat:

➢ 224 Vendime Lejim Përgjimi

➢ 400 Vendime Vleftësimi

➢ 580 Vendime Zgjatjeje

38 çështje për korrupsion me 21 të arrestuar, janë nën hetim ndërsa për krimin e organizuar renditen 449 çështje me 187 të pandehur

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy