“Fytyra e re” e Krishtit: Pa mjekër dhe me flokë kaçurrela (FOTO)

“Fytyra e re” e Krishtit: Pa mjekër dhe me flokë kaçurrela (FOTO)

Fytyrë ovale, pa mjekër, flokë të shkurtër kaçurrela, sy të mëdhenj dhe hundë të gjatë. Ky ka qenë portreti i Jezu Krishtit, në momentin e pagëzimit. Imazhi i Krishtit mund të jetë pikturuar pesë shekuj pas vdekjes së tij dhe është gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në Shivta, në shkretëtirën Negev, në Izraelin jugor.

I publikuar në revistën “Antiquity”, ky zbulim është kryer nga një grup studiuesish të universitetit izraelit të Haifës. Ajo që e bën unik portretin e zbuluar është fakti se ai e paraqet Krishtin në një mënyrë krejt tjetër nga ajo tradicionale: me karakteristika perëndimore, me mjekër dhe me flokë të gjatë.

E zbuluar fillimisht në vitet ’20, kjo pikturë nuk kishte tërhequr shumë vëmendje për shkak të gjendjes së keqe në të cilën ishte. Interpretimi i saj është bërë krejt rastësisht. "Rastisa aty në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, me këndin e duhur të dritës dhe, papritmas, pashë sytë", thotë Emma Maayan-Fanar, e cila ka drejtuar studimin.

"Duke e parë me kujdes kuptova se bëhej fjalë për fytyrën e Jezusit, e portretizuar gjatë pagëzimit të tij". Në të majtë të tij është e dukshme një tjetër fytyrë, e cila mund të jetë ajo e Gjon Pagëzorit. Sfondi i pikturës sugjeron se aty është paraqitur momenti i pagëzimit të Krishtit. Piktura mendohet se i përket shekullit VI pas Krishtit.

Studiuesit thonë se zbulimi në fjalë është i rëndësishëm, “pasi i përket skemës ikonografike të një Krishti të shkurtër me flokë, e cila ka qenë e përhapur në Egjipt, Siri dhe Palestinë, por u zhduk nga arti bizantin që pasoi më vonë”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy