Mamaj: Situata nën kontroll, në gatishmëri përgjatë 48 orëve të ardhshme pas paralajmërimit të keqësimit të motit (VIDEO)

Mamaj: Situata nën kontroll, në gatishmëri përgjatë 48 orëve të ardhshme pas paralajmërimit të keqësimit të motit (VIDEO)

Përkeqësimi i motit përgjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, ka bërë që krahas reshjeve të shumta në këtë zonë, të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në Portin e Vlorës për gjashtë ditët në vijim.

Lidhur me situatën aktualë të motit, prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, thotë për edicionin e lajmeve në MCN TV, se për të menaxhuar situatën e përkeqësuar nga reshjet e orëve të fundit është ngritur Komisioni i Mbrojtjes Civile, i cili është në terren dhe ka situatën nën kontroll.

“Në kuadër të Komisionit të Mbrojtjes Civile, janë të përfshira të gjitha institucionet dhe drejtoritë të angazhuara për të përballuar situatën, pra jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe situata është pothuajse në kontroll.

Kjo situatë në ditë dimri, krijon problematika edhe për shkak të asaj që reshjet janë pothuajse gjatë tërë ditës, dhe ajo që na favorizon në këtë rast është  seintenziteti i tyre është jo maksimal. Kmei 50 ml shi në Vlorë dhe na favorizon edhe qarku i Gjirokastrës dhe përtej kufijve, është situatë e qetë dhe me intensitet të ulët të reshjeve, Niveli i ujit në Përmet është 2 metra kurse ne Mamliaj 4, niveli i Vjosës është në shtratin e vet normal dhe të paktën për 16 orët e ardhshme do të jetë i qetë”.

Pavarësisht këtyre, prefekti i Vlorës, thotë se janë në gatishmëri përgjatë 48 orëve të ardhshme ku sipas parashikimeve, priten reshje intensive të shiut.

“Jemi në një situatë tjetër nën kontroll në qarkun e Vlorë, sepse të gjithë janë në terren për të mbajtur situatën në kontroll, edhe grupet e ossh janë në terren. Jemi në gadishëmri për të përballuar situatën në 48 orët e ardhshme, edhe në bazë të parashikimeve të motit që ka dhënë Instituti Meteorologjik”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy