Tensionohen marrëdhëniet Indi-Pakistan

Tensionohen marrëdhëniet Indi-Pakistan

Shtohen tensionet mes Indisë dhe Pakistanit. Forca ajrore e Pakistanit ka rrëzuar dy avionë ushtarakë indianë që kishin kaluar kufirin mes dy vendeve në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit dhe kanë kapur një pilot.

Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i ushtrisë. Njëri nga avionët e qëlluar u rrëzua në pjesën pakistaneze të Kashmirit, ndërsa tjetra në territorin indian të rajonit himalajan.

India ka mbyllur hapësirën ajrore në veri të Delhit, ndërsa disa fluturime drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Indira Gandhi” në Delhi janë devijuar në aeroportet e tjera në jug të vendit.

Më parë, Pakistani ka njoftuar mbylljen e të gjithë hapësirës ajrore për fluturime komerciale.

Por në lidhje me rrëzimin e dy avionëve ushtarakë nuk ka pasur një reagim zyrtar nga India. 

Episodi në fjalë shënon një përkeqësim të theksuar të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, të dyja me potencial bërthamor dhe në konflikt prej kohësh. Ai vjen pas një goditjeje me predha që forcat indiane kryen në kufi me rajonin e Kashmirit, duke lënë të vrarë 6 civilë e duke plagosur shumë të tjerë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy