Preçi: Premtimet e Ramës për rritje pagash, qëllime elektorale. E domosdoshme vendosja e hierarkisë në pagat e disa sektorëve (VIDEO)

Preçi: Premtimet e Ramës për rritje pagash, qëllime elektorale. E domosdoshme vendosja e hierarkisë në pagat e disa sektorëve (VIDEO)

Premtimi i kryeministri Edi Rama për të rritur pagat në sektor të caktuar, fillimisht në sektorin e arsimit, për eskpertin e ekonomisë, Zef Preçi, do duhej të bëhej barabartë me produktivitetin në sektorin gjegjës.

Në “MCN live”, Preçi, vlerëson se megjithëkëtë, premtimi i qeverisë është i bazuar në një kontest të fortë elektoral.

Është një masë që në këtë kohë krize është e dobishme, është për tu përshëndetur që do të thotë se çfarëdo lloj shtimi i të ardhura në familje shqiptare pavarësisht statusit, është i dobishëm.

Nga ana tjetër duhet thënë që kur flasim për një sektor të caktuar, duhet hedhur vështrimin më shumë te problematika që ka sektori, kemi cilësi të ulët të arsimit, mungesë standardesh, infrastrukturë të mirëmbajtur dobët dhe korruptive, problematikë mes pushtetit qendror dhe lokal në arsim, dhe për rrjedhojë kemi një produkt të mësuar të dobët dhe jo konkurrues të treg.

Parë në këtë këndvështrim, do ishte më mirë që qeveria të vendoste gishtin mbi plagë. Megjithëqë e shoh si një masë të dobishme, e shoh edhe si një masë në një kontest të fortë elektoral dhe insistoj që të lidhet me produktivitetin, se ne fund të fundit çfarëdo lloj rritje page të ketë në sektorin publik përfshirë atë të mësuesve është rishpërndarje, d.m.th. është lënë mangët shëndetësia, infrastruktura, një sektor tjerët.

Rritja e pagave për ekspertin e ekonomisë Preçi, është edhe një pranim nga ana e qeverisë që të rregullohen një herë e mirë racionaliteti në sektor të ndryshëm.

Sipas tij është e domosdoshme nevoja për të vendosur hierarki në disa paga, të cilat shpesh konkurrojnë ato të institucioneve më të larta të shtetit.

Marrë në tërësi e shoh si një masë të dobishme por nuk duhet harruar që jepet në një kontest elektoral duke përdoru artificën që ligji parashikon ndalimet vetëm për zgjedhjet e përgjithshme, por kryefjala është zgjedhja, kështu që në këtë kuptim, qeveria po mundohet të josh, të ëmbëlsoj disa kategori sociale.

Nga ana tjetër edhe në deklarimet rreth rritjes së pagave dhe bonusit të pensioneve, ka pasur diçka racionale, që qeveria për herë të parë e pranon që ka pasur një kaos rreth sistemit të pagave edhe angazhohet për të ndërmarrë një studim që do te vendosa një lloj hierkie për të shmangur atë lloj problematike që lidhet me sektor që paguhen p.sh. shoferi në një agjenci shtetërore njësoj si një drejtor në një ministri apo drejtuesi institucionet që marrin 4, 56, herë sa presidentit, ose kryeministri,

Kështu që kjo është racionale, nevoja për të vendosur disa rregulla qe lidhen qofte më hierarinë e brendshme, me respektimin e meritokracisë, dijes, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy