PD publikon dokumentin e ri për arrestimin dhe dëbimin e Babanit nga Italia

PD publikon dokumentin e ri për arrestimin dhe dëbimin e Babanit nga Italia

Partia Demokratike publikoi sot një dokument të ri, që tregon sipas saj arrestimin dhe dëbimin e përsëritur të Mark Babanit, kryebashkiakut të Vaut të Dejës.

Në një deklaratë para mediave, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se Babani rezulton i arrestuar në vitin 1996 në Itali me  emrin Fatmir Babaj.

“Partia Demokratike ka siguruar dokumente të tjera, që provojnë përtej çdo dyshimi se përfaqësuesi i Edi Ramës në Vaun e Dejës është një kriminel dhe si i tillë duhet të ndëshkohet sipas ligjit. Përveç dokumentit për arrestimin në 1994-ën me një emër tjetër, dënimin, burgosjen dhe dëbimin nga Italia për vjedhjen e makinave në Siçili nga Mark Babani, Partia Demokratike disponon dokumenta që Mark Babani ka përdorur një identitet tjetër të rremë për të hyrë në Itali 2 vjet më vonë, në 1996-ën. Dokumenti që po paraqesim, që gjithashtu është nxjerr nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali, ka një element plus, të cilin Mark Babani nuk mund ta mohojë. Në këtë dokument është fotografia e tij me emrin Fatmir Babaj. Në vitin 1996, me këtë identet të rremë, krimineli i Edi Ramës në Vaun e Dejës, ka tentuar të hyjë në Itali, pasi ishte dëbuar për vjedhjen e makinave, por është arrestuar sërish nga policia italiane”, tha Bardhi.

Sipas PD-së, fotoja në sistemin italian të burgjeve, provon se Fatmir Babaj i vitit 1996, është i njëjti me Marq Babaj e vitit 1994, dhe ekzaktësisht i njëjti person me kryebashkiakun e Vaut të Dejës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Në emër të selisë blu, Bardhi kërkoi procedimin penal të menjëhershëm të Babanit për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy