Gjatë një takimi me të rinjtë socialistë në Pukë dhe Fushë-Arrëz, deputeti socialist, Pjerin Ndreu, shprehu dëshirën e tij për një qeveri të plotë të PS-së, duke nënkuptuar kështu shkëputjen nga LSI-ja.
“Të jemi bashkë në një fitore të madhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë më 18 qershor, me Di Ramën kryeministër, me qeveri të plotë të PS-së dhe me një shumicë dërrmuese në grupin parlamentar me më shumë se 71 deputetë. Ky është një zotim që e kemi marrë në Pukë, në Shkodër dhe ën gjithë Shqipërinë”, citohet ai nga “BW”.



