
Partia Socialiste ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor padinë për lejimin e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike-Aleanca për Ndryshim me 222 emra, nga 153 që duheshin sipas KQZ-së.
Ankesa është dorëzuar në emër të PS-së nga Eridian Salianji.
Procesi bëhet pengesë për fletët e votimit, pasi duhet pritur vendimi i Kolegjit Zgjedhor.
Pak ditë më parë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për shkurtimin e listës së kandidatëve për deputetë të koalicionit PD-AN. KAS vendosi të pranojë listën me 222 kandidatë për deputetë të këtij koalicioni.



