
Një nëndetëse e marinës indoneziane me 53 persona në bord është zhdukur ditën e sotme thonë zyrtarët ushtarakë.
Nëndetësja po kryente një stërvitje në veri të ishullit të Balit, por nuk arriti të raportonte dhe më pas u shpall e humbur. Shefi ushtarak i Indonezisë tha se anijet luftarake ishin dërguar për të gjetur anijen KRI Nanggala-402.
Zyrtarët i kanë bërë thirrje Australisë dhe Singaporit për ta ndihmuar në kërkimin, por dy vendet nuk janë shprehur publikisht.Nëndetësja e prodhuar në Gjermani mendohet të jetë zhdukur rreth 60 milje (96 km) larg brigjeve të Balit herët në mëngjes
"Marina aktualisht është në kërkim. Ne e njohim zonën por është mjaft e thellë," tha Admirali i Parë Julius Ëidjojono për agjencinë e lajmeve AFP. Disa raporte thonë se kontakti humbi pasi nëndetëses i ishte dhënë leja të zhytej në ujëra të thella.



