Konflikti Rusi-Ukrainë/ Gjokutaj: Gazi ka impakt direkt, vendet ku importon Shqipëria mund të rrisin çmimet (VIDEO)

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Gjokutaj: Gazi ka impakt direkt, vendet ku importon Shqipëria mund të rrisin çmimet (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj foli në MCN Live lidhur me ndikimin që do të ketë konflikti Rusi-Ukrainë në Evropë dhe në vendin tonë. Ai u shpreh se efektet do të ndihen kryesisht në gaz dhe naftë, ku vendet partnere ku Shqipëria importon, do t’i reflektojnë kostot në rritjen e çmimit të produkteve.

Efektet në ekonomi do të lidhen me produktet energjitike, kryesisht të gazit që zë 40 për qind të furnizimit të Evropës, dhe naftës që zë ¼ e furnizimit.  Kjo do të rrisë kostot e ekonomive familjare dhe industrisë evropiane. Vendet tona partnere do ta përcjellin një pjesë të kostos në rritjen e çmimit të produkteve që ne importojmë nga ato. Ekonomia jonë lidhet me prodhimet e sektorit bujqësor që është i prekur nga eksportet. Ekonomia jonë mund të ketë vështirësi që ndoshta nuk i kemi provuar deri më sot. Ekonomia shqiptare vitet e fundit është bërë më e përfshirë në rrjetin global”.

Teksa u ndal te çështja e furnizimit me gaz dhe ku kërcënohet Shqipëria, Gjokutaj u shpreh:

Ka impakt direkt te ne sepse gazi përdoret si për ekonomitë familjare dhe në industri. Në industri nuk ndikohemi në masë të rëndësishme. Ajo që do na ndikojë është te karburantet. Efektet zinxhirë që do krijojnë produktet energjitike. Duhet diskutuar se çfarë duhet bërë ndryshe që të mos penalizohet ekonomia jonë. Marrëdhëniet tona tregtare me dy vendet e përfshira në konflikt janë 1-2 për qind. Nga Ukraina importojmë produkte ushqimore dhe nga Rusia importojmë prudktet për lëndë të para për ndërtim dhe industri si dhe produktet bujqësore. Ajo që do na vijë si efekt lidhet me Italinë që ka marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Kemi 25 për qind të importeve. Mund të përballemi me rritje çmimi që do ndikojë si në import apo në eksport. E vetmja e mirë është që s’prekemi nga sanksionet ndaj Rusisë në tregjet financiare“.

Eksperti i ekonomisë deklaroi se Shqipëria duhet të ritestojë sistemin e emergjencave dhe të luftojë informalitetin në treg.

Duhet të përgatiten skenarë rezervë qoftë me ulje të taksave. Shqipëria si vend prodhues i hidrokarbureve, të çojë për përpunim në vendet përrreth. Sektori energjitik duhet të ndërtojë skenare, sepse askush s’e di sa do zgjasë“, tha ai.

Eksperti u ndal edhe te ndikimi i konfliktit në Ballkan duke u shprehur se do të hapen minivatra për të shfokusuar vëmendjen nga lufta e nisur nga Rusia. Ai u shpreh se Shqipëria importon nga Rusia më së shumti produkte bujqësore, ndërsa më e varur është ekonomia e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy