Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Vranësirat do të jenë të pranishme në vendin tonë që në orët e para të mëngjesit ku në zonat jugore do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në juglindje. Gradualisht gjatë mesditës reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborës në zonat malore të jenë dominuese. Më të dendura reshjet do të paraqiten në jug - juglindje të vendit. Edhe gjatë natës, vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë të pranishme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë rënie me 2 gradë të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi juglindor, kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të arrijë deri në 3 - 4 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy