
Komisioni i Posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur prej orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure intervistimin e 11 kandidatëve zyrtarë.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje me MCN Live tha se deri më tani janë pyetur disa kandidatë, ndërsa pritet që procesi të përfundojë rreth orës 15: 00.
Që prej orës 09:00 Komisioni i Posaçëm i Vlerësiomit po merr në pyetje kandidatë e listës zyrtarë. Deri tani janë pyetur një sërë kandidatësh. Është pyetur Adriatik Tafçiu, Altin Mena, Ardian Çipa, Gentian Shehaj, Idajet Faskaj. Aktualisht po merret në pyetje dhe Ilir Doda. Kemi dhe 4-5 kandidatë të tjerë.
Pula tha se brenda javës tjetër do të kemi dhe emrin zyrtar të drejtorit të Policisë së Shtetit.



